No menu items!

Kusari Lila: Të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votimin për kryetar të Kuvendit, mosvotimi konsiderohet shkelje

Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit parlamentar të LVV-së në legjislaturën e kaluar, thotë se mospjesmarrja në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit “konsiderohet shkelje” e Kushtetutës.

Ajo publikoi një pjesë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që sipas saj thotë se deputetët duhet të votojnë.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14, pika 128 thotë se “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”, shkroi Kusari Lila.

“Dje në pikën për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, kishte deputetë që nuk morën pjesë fare në votim. Mosvotimi sipas këtij Akgjykimi konsiderohet shkelje”, shkroi ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.