Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me familjen e saj, për festën e Pashkëve ka vizituar Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit.
Osmani tha se para pak muajsh, Nënën Stanë e dekoroi me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, sepse sipas saj, ajo dëshmoi në kohët më të rënda se është simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun.
“Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Përulje e thellë dhe nderim për këtë familje madhështore, e cila mishëron krenarinë e malësisë dhe zemrën e pashoqe të Nënës Stanë, nënës së luftës për njerëzoren, lirinë dhe paqen”, shkroi Osmani.
E para e shtetit u uroi të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.