No menu items!

Egli Tako flet për lidhjen me Gjestin jashtë shtëpisë së ‘BBV’

Finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga lidhja që ka nisur me fituesin e këtij sezoni, Gjestin.

Në një deklaratë, Egli u shpreh se ajo që e tërheq më shumë te Gjesti është humori i tij:

“Fakti që më bën për të qeshur, di të jetë dimensional,” – tha ajo, duke nënkuptuar se marrëdhënia ka më shumë thellësi sesa duket në pamje të parë.

Egli shtoi gjithashtu se para se të shihte ndonjë aspekt tjetër, kishte parë tek Gjesti një shok.

“Kam parë një shok te Gjesti, para se të shihja diçka tjetër,” – u shpreh ajo.

E pyetur për të ardhmen e kësaj lidhjeje, Egli tregoi se preferon ta lërë gjithçka të rrjedhë natyrshëm:

“Do e lë gjënë të rrjedhë, ashtu siç është e shkruar të rrjedhë,” – përfundoi ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.