Presidentja Vjosa Osmsni tha se populli i Kosovës bashkohet në zinë për vdekjen e Papa Françeskut, ndërsa shkroi kështu në një postim në X:
“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”.
Osmani tha se “trashëgimia e tij do të jetojë në pafundësi në jetët e panumërta që ai preku”.
“Ne qëndrojmë përkrah të gjithë atyre që e çojnë përpara mesazhin e tij të qëndrueshëm për shpresë, paqe dhe dinjitet njerëzor”, shkroi ajo
Kreu i Kishës Katolike vdiq në moshën 88 vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.
The people of the Republic of Kosovo join millions around the world in mourning the passing of His Holiness, Pope Francis – a voice of compassion, humility, and justice in our time.
His legacy will live on in the countless lives he touched. We stand with all those who carry… pic.twitter.com/eomte7XvY0
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 21, 2025