No menu items!

Genta ka dy fjalë per publikun!

Prej shumë javësh, këngëtarja e njohur Genta Ismajlit ka qenë në vëmendjen e mediave vendore, ku është aluduar se mund të ketë ndonjë sëmundje të rëndë, depresion apo lloj-lloj konspiracionesh të tjera, gjë që ka bërë që shumë persona të afërt të saj dhe publiku të shqetësohen për gjendjen e saj.

Për të shuar kureshtjen rreth çdo pyetjeje që kemi pasur, në një intervistë për Prive by Liberta Spahiu, ka folur miku i saj më i afërt dhe autori i dy emisioneve In & Out dhe Ftohtë e Nxehtë, Granit Miftari.

Gjatë intervistës, Miftari tregon se Genta është shëndoshë e mirë dhe nuk ka asgjë nga ato që janë spekuluar nga disa media, të cilat ai i cilëson si të papërgjegjshme, pa etikë dhe pa njerëzillëk. Për më tepër, ai tregon se Genta ka menduar edhe padi për të gjitha ato shpifje që janë përhapur, mirëpo vetë Graniti ka qenë iniciatori që e ka ndalur Gentën, duke i thënë se këta gazetarë janë të rinj dhe nuk e dinë çfarë bëjnë.

Në një prononcim me video-call, vetë Genta Ismajlit tregoi se është shëndoshë e mirë dhe se i ka marrë shumë malli për Prive me Liberta Spahiun, ku gjeti rastin të përshëndeste të gjithë fansat e saj, duke premtuar se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja, për të cilat ka përgatitur më shumë se 40 këngë. Prive by Liberta Spahiu

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.