Në një konferencë për media, drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha tha se operacioni policor është kryer në orët e para të ëmngjesit.
Ai tha se janë bastisur nëntë lokacione, shumica në Kaçanik dhe një në Klinë.
“Janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe në ekzekutimin e rreshterit tonë”, tha ai.
Ai shtoi se të dyshuarit janë duke u intervistuar. /GazetaExpress/