No menu items!

Presidentja Osmani: Papa Françesku më premtoi se do të vij një ditë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për vdekjen e Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një udhëheqës shpirtëror të paqes, të varfërve dhe të dialogut ndërfetar, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim në “Facebook”, Osmani e kujtoi Papa Françeskun për përulësinë, mençurinë dhe dashurinë e tij të pakufishme, si dhe për ndikimin e tij të madh në botë.

“Do të vij në Kosovë”, ishte premtimi i Papa Françeskut gjatë audiencës që kisha me të në Selinë e Shenjtë, duke treguar sa shumë dashuri kishte për vendet më të vogla, sidomos për popullin e përvuajtur të Kosovës. Këtë vizitë, fatkeqësisht nuk arriti ta realizojë, sepse Shenjtëria e Tij, Papa Françesku kaloi në amshim, por do të kujtohet si një udhëheqës shpirtëror që me përulësinë, mençurinë dhe dashurinë e tij të pakufishme i dha botës një shembull të rrallë njerëzie dhe shërbimi”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani, duke iu drejtuar besimtarëve katolikë dhe qytetarëve të Kosovës, e cilësoi Papa Françeskun si një zë të fuqishëm që u dha shpresë të pafajshmëve dhe u angazhua për një botë më të drejtë. Ajo theksoi se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për fjalët e tij të ngrohta dhe kujdesin që ai ka treguar ndaj vendit.

Në përfundim, Presidentja Osmani i shprehu ngushëllime Kishës Katolike dhe mbarë njerëzimit për humbjen e një figure të shquar shpirtërore, duke uruar që shpirti i Papa Françeskut të prehet në paqe.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.