No menu items!

Gjesti pas fitores: Nuk e kam ditë që jashtë më pret kaq shumë dashni, jam i bekum!

Fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas triumfit të tij, përmes një postimi në rrjetet sociale. Emocionet dhe mirënjohja ndaj publikut nuk kanë munguar në fjalët e tij të para jashtë shtëpisë më të famshme në vend.

“Po dal prej një eksperience që s’kam me harru kurrë! S’e kam ditë që jashtë atyne mureve ka me m’prit kaq shumë dashni. Jam duke u ndjerë shumë i bekuar! Faleminderit për krejt mesazhet, dashninë dhe përkrahjen që ma keni dhënë! Prej pamundësisë me ja kthy secilit, po du me ju thonë që jam shumë mirënjohës edhe ju du pafund. Gati për kapitullin e ri,” ka shkruar Gjesti, transmeton Raporto24.

Ndërkohë, duket se edhe romanca e tij me Egli, e nisur brenda shtëpisë së Big Brother, po vazhdon me intensitet edhe jashtë. Dyshja janë parë të pandarë pas përfundimit të spektaklit, duke e çuar lidhjen në një tjetër nivel.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.