Luftës, në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë kryer Krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, raproton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrat e të arrestuarve: Boban Toniç, Nadica Çepiç dhe Mirsad Ibro.
Të dyshuarit, sipas informacioneve të siguruara, dyshohen se në cilësinë e zyrtarëve korrektues në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese të Lipjanit, kanë marrë pjesë në rrahje sistematike, tortura fizike dhe psikike, si dhe keqtrajtime çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë gjatë luftës.
Arrestimet janë realizuar më 21 prill 2024, në dy lokacione në Lipjan dhe një në Prishtinë, pas një aktiviteti hetimor të gjatë dhe veprimeve operative të koordinuara.
Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e Hetimeve të Krimeve të Luftës, ku pritet të intervistohen. Veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale.
Gazeta Sinjali do të raportojë me detaje shtesë në vijim për këtë rast të rëndë që ngjall kujtesën e dhimbshme të krimeve ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata