No menu items!

Ky është zyrtari që u kap në Merdarë – dyshohet për përvetësim prej mbi 150 mijë euro

Një person sot është ndaluar në pikën kufitare të Merdarës, i cili ishte i kërkuar nga drejtësia për krime të rënda ekonomike dhe korrupsion.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Afrim Hoti.

Siç mëson Sinjali, ai është ndaluar nga Policia Kufitare gjatë përpjekjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prizren që nga shkurti i vitit 2021.

Sipas dosjes hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, A. H. dyshohet se, gjatë periudhës 2017-2019, si analist kredie në mikrobankën “Kosovo Grameen – Arco Baleno” në Prizren, ka përvetësuar mbi 150 mijë euro, duke inkasuar këstet mujore të kredive të rreth 38 klientëve dhe duke i përvetësuar për vete.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Pas ndalimit, Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.