No menu items!

Opozita e deritashme kërkon që Bogujevci të propozohet për kryeparlamentare, ja si përgjigjet ajo

Saranda Bogujevci e ka cilësuar të pasinqertë kërkesën e opozitës së deritashme që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë emrin e saj për kryeparlamentare.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar kompromis politik nga LVV-ja për zgjidhjen e ngërçit në seancën konstituive. AAK-ja ka thënë se do ta votonte Saranda Bogujevcin për kryetare të Kuvendit. Edhe PDK-ja ka kërkuar kompromis lidhur me emrin.

Por, Bogujevci tha të hënën se LVV-ja ka vendosur kush do të jetë i propozuari i saj.

“Është interesant ku dojnë me dërgu debatin dhe diskursin publik, duke u mundu me kriju një narrativë tek populli për veprimet e tona politike”, tha ajo.

Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhen e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush,e deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denj për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit. Shumë interesant”, shkroi Bogujevci në rrjetin social Facebook.

Sipas saj, ky diskursi i viktimës të së kaluarës sonë të dhimbshme “kur herë të portretizojnë se po të shfrytezojnë të tjetet e tash po get këta po dojnë me mendu me gjynah për pozicion”.

“Se sa për vlerësim intelektual, profesional, të denj politik dhe zotsillëkut të punës tane është zero. Nuk jeni ju ata që na tregoni se kush duhet me qenë zot i shtëpisë më të rëndësishme të Republikës së Kosovës kur me votë e ka vendosë populli. Ne e kemi propozimin tonë dhe atë do ta mbështesim”, tha ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.