No menu items!

Policia identifikon shoferin që kreu kundërvajtje në Gjilan, e gjobit me 300 euro

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka identifikuar dhe gjobitur një shofer i cili më 18 prill si pasojë e ngarkesës së pasigurt në mjet ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe ka vështirësuar qarkullimin e lirë të automjeteve.

Ai është gjobitur me 300 euro.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan si rezultat i bashkëpunimit me media dhe qytetarë dhe ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore, ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor në vlerë prej treqind (300) euro ndaj kundërvajtësit i cili me datën 18.04.2025 si pasojë e ngarkesës së pa sigurte në mjet ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor dhe ka vështirësuar qarkullimin e lirë të mjeteve.”

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.