Saktësisht, 47 sekonda pretendohet të jetë koha prej kur i mituri R. B., kishte hyrë brenda objektit banesor ku jetonte rreshteri policor Muhamet Lika, e dyshohet se e kishte kryer vrasjen dhe më pas kishte dalë me vrap nga objekti më 1 prill 2025, pak para mesnate.
Me vetura të ndaluara e me përcjellje të vazhdueshme, deri në momentin e vrasjes ishte vëzhguar rreshteri Muhamet Lika nga grupi i përbërë nga një i mitur R. B., dhe gjashtë tëdyshuarit tjerë, Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi.
https://www.gazetaexpress.com/dosja-hetimore-vrasja-e-rreshterit-lika-u-krye-per-47-sekonda-ishte-percjelle-hap-pas-hapi/