No menu items!

Policia jep detaje nga operacioni antidrogë në Veternik, ku deri tani në pranga kanë përfunduar 5 persona

Një aksion i koordinuar mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Njësisë së Antidrogës së Policisë së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 2 kilogramëve substancë narkotike të dyshuar si kokainë, armë zjarri, vetura dhe prova të tjera materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për IndeksOnline se aksioni ka nisur sot nga ora 15:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, në kuadër të një mase të veçantë hetimore dhe po vazhdon ende në disa lokacione të tjera.

“Sot, më 22.04.2025, Policia e Kosovës ka filluar një aksion taktik në kuadër të një mase të veçantë hetimore. Deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar kokainë, armë zjarri, vetura dhe prova të tjera relevante”, tha Hoxha.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar përmes një komunikate për media se operacioni është në zhvillim e sipër dhe se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjitha rrethanat e rastit.

Aksioni pritet të zgjerohet edhe në lokacione të tjera dhe pas përfundimit të bastisjeve pritet të jepen detaje shtesë për rezultatet konkrete./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.