Duket se disa nga ish-banorët e Big Brother-it kanë vendosur të ndjekin një rrugë të re në karrierë – atë të aktrimit! Dhe, sipas të gjitha gjasave, edhe Azemi e Rikja janë përfshirë në këtë botë të re, pasi janë kapur në xhirimet e një filmi të ri që pritet të quhet ADN.
Por ajo që ka ngritur temperaturat në rrjete sociale është një foto që Azemi , ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, ka postuar në Instagram, ku shfaqet përkrah Rikës, ish-banores së BBVA 3 – dhe të dy duken tepër të afërt!
Fansat nuk kanë humbur kohë reagimet kanë qenë të menjëhershme, dhe kanë nisur të qarkullojnë editime romantike të çiftit, duke aluduar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht një rol në film…
Dhe si për ta bërë edhe më të nxehtë situatën, kujtojmë se së fundmi Azemi është përfolur për një lidhje me ish-prezantuesen e Big Talk, Diellza Daka një thashethem që të dy e kanë mohuar kategorikisht. Prive by Liberta Spahiu
Video👇
https://www.instagram.com/reel/DIw0znCInKm/?igsh=MWp4cmt4NTR3b3Uxdw==