Gazetarë dhe kameramanë kanë vendosur të bojkotojnë ish-kryeministrin Albin Kurti, duke i vendosur kamerat dhe mikrofonët në tokë, në çastin kur ai doli nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sot, për të pestën ditë, u mbajt seancë konstituive, dhe Kurti sërish refuzoi të deklarohet përpara medieve, lidhur me bllokimin e formimit të institucioneve, shkruan IndeksOnline.
Prandaj, mediat edhe vendosën që në mënyrë simbolike, të “protestojnë” kundër sjelljes tashmë të njohur të ish-kryeministrit.