No menu items!

LAJMI I FUNDIT: Edhe tri tërmete në Stamboll

Agjencia turke e emergjencave ka regjistruar edhe tri tërmete të tjera në rajonin Buyukcekmece të Stambollit.
Uebfaqja e kësaj agjencie tashmë ka rënë nga sistemi.

Një tërmet me magnitutdë 6.2 të Rihterit ka goditur të mërkurën qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin.

Nuk dihet ende nëse ka viktima, teksa është raportuar për lëkundje të fuqishme të ndërtesave në qytetin që ka një të pestën e popullsisë së Turqisë.

Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) thotë se tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë ka raportuar për disa tërmete në Stamboll të mërkurën.

I pari është me magnitudë 3.0 dhe ka goditur bregdetin e rrethit Silivri në orën 12:13.

I dyti është me magnitudë 6.2 ballë dhe ka goditur të njëjtën zonë në orën 12:49, teksa tërmeti i tretë me magnitudë 4.4 në lagjen Buyukcekmece të Stambollit ka goditur në orën 12:51.

Tërmeti raportohet të jetë ndierë edhe në Ankara

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.