No menu items!

Kafeja, vezët, qumështi dhe perimet më të shtrenjta – rritje e çmimeve në Kosovë në muajin mars

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit mars 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) ka shënuar një rritje mesatare prej 2,9% në mars 2025, krahasuar me marsin e vitit 2024.

Siç bëhet e ditur rritja vjetore e çmimeve është shoqëruar edhe me një inflacion mujor prej 0,8%, vetëm gjatë muajit mars 2025, duke reflektuar ndikimet e vazhdueshme nga faktorë të ndryshëm të tregut dhe të mjedisit ekonomik.

Rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i mallrave dhe shërbimeve në disa nga grupet dhe nëngrupet më të rëndësishme të klasifikimit COICOP. Disa nga rritjet më të theksuara përfshijnë: Kafe, çaj dhe kakao (17,1%), perime (8,7%), mish (8,3%), shërbime të transportit personal (7,6%), qumësht, djathë dhe vezë (7,1%), peme (6,7%), pije alkoolike (6,3%), gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%), shërbime hoteliere (5,8%), ujë mineral, pije joalkoolike dhe lëngje (5,4%).

Ndërsa, sipas ASK-së rënie të çmimeve në disa kategori kanë pësuar lëndët djegëse të ngurta (si dru zjarri, pelet etj.) me një rënie prej -6,7%, karburantet dhe lubrifikantët për transportin personal me një rënie prej -5,0%. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.