Nga arratia, Enver Sekiraqa u paraqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, si viktimë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Kjo u konfirmua gjatë seancës së sotme nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith. Prova që ndërlidhet me Sekiraqën, dhe disa të tjera, do të kundërshtohen nga mbroj
Kur rasti i ish krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit, prova të reja po dalin në shesh.
Në mesin e tyre janë disa prova që ndërlidhen me një figurë kontraverse në Kosovë.
Bëhet fjalë për Enver Sekiraqën, i cili besohet t’i jetë paraqitur Speciales si viktimë në rastin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Këtë e konfirmoi vet kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, i cili pa ia përmendur emrin Sekiraqës, tregoi se bëhet fjalë për një person që është në arrati.
“Sa i takon vlerës provuese, trupi gjykues vëren se ndonëse saktësia e këtij informacioni që gjendet në artikuj, nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, sidoqoftë, tre artikujt kanë data të ndryshme, vijnë nga burime të ndryshme mediatike, citojnë burime të ndryshme dhe sugjerojnë se viktima e pretenduar është dënuar për vepra të rënda penale në Kosovë dhe është arratisur nga Kosova. Trupi gjykues konstaton se ndonëse dokumentet relevancën e kanë shumë të vogël, kanë një lloj vlere provuese e cila mjafton për të përmbushur standardin prima facie”, tha Smith.
Emri i Sekiraqës është përmendur në vazhdimësi si një prej personave që mund të dëshmonte në këtë proces gjyqësor.
Kjo për shkak se gjatë luftës, siç e ka konfirmuar komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, Sekiraqa ishte ndaluar nga UÇK-ja.
Për provën që ndërlidhet me Sekiraqën, mirëpo edhe me disa prova të tjera të cilat Prokuroria i ka dorëzuar në gjykatë, ekipet mbrojtëse kanë paralajmëruar se do të paraqesin mocione për rrëzmin e akuzave.
E mbrojtja e ish-Presidentit Hashim Thaçi ka njoftuar se në process planifikojnë t’i thërrasin të paktën dhjetë dëshmitarë.
Në fjalën e tyre, ata janë ankuar se Thaçi dhe Veseli po kanë vështirësi në komunikimet e tyre me familjen e ngushtë.
“Kërkesa jonë ka të bëjë me problemin e vazhdueshëm të zotëri Veseli, për të paktën muajt e fundit për të pasur mundëis për të folur me fëmijët e tij përmes telefonit. Zotëri Veseli e ka të vështirë të bisedojë me ta përmes telefonit sepse ka ndërprerje të vazhdueshme… Zotëri Veseli mban qëndrimin se situata është e papranueshme që ka ndërhyrë në të drejtat e tij dhe që ka pasur ndikim në përgatitjen e çështjes së mbrojtjes”, tha Rodny Dixon -avokat
“Dua të ju vë në dijeni se të njëjtin problem e dhe zotëri Thaçi sa i takon bisedave me të shoqen dhe djalin e tij, këtë doja që ta bëja të qartë për procesverbal”, tha avokati Luka Misetiq.
Në këtë seancë, edhe mbrojtësi i viktimave u obligua që deri më 28 maj ta dorëzoj listën e tij të dëshmitarëve.
Seancat e tjera të kësaj jave janë anuluar, dhe do të caktohen në data të tjera.