No menu items!

Një person plagoset në këmbë në Prishtinë – emrat e përfshirë të njohur për organet e rendit

Një tjetër ngjarje me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta se një person ka mbetur i plagosur në këmbë pas të shtënave që kanë ndodhur në një zonë të frekuentuar të Prishtinës.

Sipas të dhënave fillestare, incidenti ka ndodhur pas një përplasjeje verbale që ka eskaluar në përdorim të armës, ku është qëlluar një person, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se personat e përfshirë në këtë përplasje janë emra të njohur për organet e rendit, me precedentë të mëparshëm penalë.

Hetimet janë duke vazhduar me intensitet për të zbardhur motivet dhe për të lokalizuar autorin e të shtënave.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa hetuesit janë duke analizuar kamerat e sigurisë në zonë dhe deklaratat e dëshmitarëve për të rindërtuar saktë skenarin e ngjarjes.

Sinjali do të qëndrojë pranë burimeve të saj për të sjellë të parët emrat dhe detajet nga kjo ngjarje që, si shumë të tjera kohëve të fundit, rikthen në fokus klimën e rrezikshme të sigurisë publike në vend

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.