No menu items!

Tërmeti i fuqishëm që shkundi Turqinë, regjistrohen 50 pasgoditje, mbi 6 mijë telefonata për informacion

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi Stambollin pak pas mesditës së të mërkurës, me epiqendër në Detin e Marmaras në një thellësi prej 7 km, duke zgjatur për rreth 13 sekonda.

Sipas deklaratës së Ministrit të Brendshëm të Turqisë, Ali Yerlikaya, epiqendra ishte 24 km larg bregdetit të Silivrit, dhe tërmeti është ndjerë fuqishëm në Stamboll dhe në qytetet përreth.

Deri në orën 15:12, janë regjistruar plot 51 pasgoditje, ku më e forta ka qenë me magnitudë 5.9. Në qendrën e thirrjeve emergjente 112 janë raportuar rreth 6,100 telefonata, kryesisht për informacione.

Ministri Yerlikaya theksoi se nuk ka raportime për humbje jete apo të lënduar, ndërsa nuk janë konstatuar as shembje banesash. Strukturat e shpëtimit dhe mbrojtjes civile janë aktivizuar menjëherë dhe vazhdojnë kontrollet në terren. Po ashtu, nuk ka dëmtime në rrjetet e energjisë dhe infrastrukturës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e panikut dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare. Paralajmërohet gjithashtu për mundësinë e pasgoditjeve të tjera, ndaj kërkohet vigjilencë dhe kujdes i shtuar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.