Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka mbushur 57 vjet.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Thaçin për ditëlindje, ku edhe ka shkruar se ai po mbahet padrejtësisht në Hagë.
Urime ditëlindjen, President! Në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.
Tutje, ai ka pohuar “Prandaj, sot festojmë, bashkë me të dhe për të — studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik”.
“Për simbolin e pavarësisë dhe vendimeve të mëdha – që ndryshuan përgjithmonë fatin tonë. Mos u vono më shumë, President – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot”, deklaroi ai.