No menu items!

Po kalon krizë martesore? Françeska flet për herë të parë: “Do flas

Ish banorja e Big Bothert Vip Albania 3 dhe ish-Miss Shqipëria, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit një moment të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke ndezur aludimet për një krizë në martesën me bashkëshortin.

Në një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, Françeska tregoi se është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe të ngarkuar emocionalisht.” Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që unë e kam diskutuar haptazi. E dinë vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua. Më kanë ndenjur afër dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar. Po mundohem ta kaloj, përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur t’iu tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time,” tha ajo.

Deklaratat e saj përforcojnë spekulimet se marrëdhënia me bashkëshortin ka pësuar krisje. Ajo po kërkon një apartament me qira në Tiranë, pasi ka jetuar në shtëpinë e prindërve të saj, por dëshiron të krijojë hapësirën e saj personale.

“Dua të kem gjërat e mia, ta arredoj siç dua,” tha Françeska, duke nënkuptuar se tashmë është në një fazë të re të jetës së saj. Megjithatë, ajo theksoi se në një moment të dytë do të flasë hapur për gjithçka që po ndodh. Prive by Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.