Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur se ‘kur ke dalë nga shtëpia cili ka qenë thashethemi më idiot që ke dëgjuar për veten tënde?’, gazetarja përmendi faktin kur kanë thënë se ka lënë një lidhje jashtë.
Valbona tha se nëse do kishte patur një lidhje, të paktën do e kishte përshëndetur një herë aty brenda në BBV 4 dhe se do e kishte marrë malli.
“Kishte shumë thashetheme idiote, po një ndër to ka qenë që unë kisha lënë një lidhje jashtë. Ti të jesh gazetar, opinionist dhe del e thua me siguri të madhe ‘që unë e di, e njoh, e kam parë, kam fakte’, po flas për Shqipen në këtë rast, por jo vetëm, bashkëngjitur dhe ata që kanë shkuar në këtë linjë. Shqipja dhe Milaimi kanë qenë, Miliami ka kërkuar ndjesë. Unë si një vajzë sportive që jam, i kam lënë mbrapa. Të dalësh e të shpifësh një muaj e gjysmë dhe aq më tepër të bësh pjesë edhe familjarët e mi në këtë gjë, e të marrësh imë motër e ti thuash ‘ajo motra jote ka pasur një marrëdhënie e di unë’.