No menu items!

Haradinaj takon Gucatin: Shteti i Kosovës ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kanë ndarë ‘‘shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës’’, gjatë një takimi që ata dy kanë zhvilluar, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka theksuar se ai dhe partia që ai drejton do të jenë në mbështetje të kërkesave të tyre dhe në funksion të së drejtës.

‘‘Në takim me udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kryesuar nga z. Hysni Gucati, ndamë shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës.

Krerët e luftëtarëve të lirisë, i sigurova se siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon’’, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së, ka theksuar se shteti i Kosovës ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtareve.

‘‘Shteti i Kosovës i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre’’, ka përfunduar ai. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.