No menu items!

Masat e fshehta “tradhtojnë” shokët e vrasësve të rreshterit Lika – Policia siguron prova të pakontestueshme ndaj të arrestuarve

Hetimet për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, kanë hyrë në një fazë vendimtare. Masat e fshehta të ndërmarra nga autoritetet hetimore kanë dhënë rezultat, duke zbuluar të dhëna që rëndojnë pozitën e shtatë të arrestuarve dhe hedhin dritë mbi rrethin që fshihej pas këtij akti të rëndë kriminal.

Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se Policia ka siguruar prova të pakontestueshme, të cilat pritet të luajnë rol kyç në vërtetimin e fajësisë së personave tashmë të ndaluar, përfshirë edhe ato që fillimisht u paraqitën si bashkëpunëtorë periferikë.

Informacionet që kanë dalë nga përdorimi i masave të fshehta të hetimit – përgjime, vëzhgime dhe infiltrime, sipas burimeve tona, kanë ekspozuar veprimet, komunikimet dhe lëvizjet e organizuara të personave të përfshirë, duke konfirmuar përfshirjen direkte apo mbështetëse në aktin e vrasjes.

Operacioni që u realizua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kaçanik, me pjesëmarrjen e Njësisë Kundër Terrorizmit, është pjesë e zinxhirit të hetimeve që lidhen ngushtë me atentatin ndaj rreshterit Lika – një rast që ka tronditur jo vetëm Policinë, por mbarë opinionin publik.

Hetimet janë duke vazhduar me intensitet, ndërsa burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se provat e mbledhura deri më tani janë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave serioze ndaj disa prej të dyshuarve, përfshirë vrasje të rëndë, pjesëmarrje në grup kriminal dhe veprimtari me motive të dyshuara ekstremiste.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.