Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar si pengmarrje të shtetit të Kosovës bllokadën e gjashtë në Kuvend. Ai ka kritikuar këtë situatë si të pakuptimtë dhe të turpshme, duke theksuar se për interesa të një individi po mbahet peng e gjithë vendi.
Është e pakuptimtë dhe e turpshme që për interesa personale të një individi të mbahet peng shteti i Kosovës. Nëse do të kishin vullnet për zgjidhje, do të kishin pasur kohë, dhe ende e kanë mundësinë. Ata nuk kanë numra për të formuar qeverinë, dhe fakti që Kurti nuk mund të bëhet kryeministër, e mban peng shtetin dhe popullin”, ka thënë Krasniqi.