No menu items!

Kurti në librin e ngushëllimeve për Papën: Bari i përulur, i inspiruar nga dashuria, dhembshuria dhe humanizmi social

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Në mesazhin e tij, Kurti shkruan se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.

Në këtë kohë zie, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkohem në lutje me të gjithë komunitetin katolik të Kosovës, i cili ka qenë gjithmonë një shembull i besimit të qëndrueshëm dhe përkushtimit shpirtëror. Zoti e bekoftë Papa Françeskun dhe kujtimi i tij qoftë një burim frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ne”, shkroi më tej Kurti.

Teksti i plotë i ngushëllimit nga kryeministri Kurti në gjuhën angleze:

With great sadness I learned of the passing of the Holy Father Pope Francis just a day after Easter Sunday — the day of resurrection and hope for the entire Christian world.

Pope Francis will be remembered as a humble shepherd, animated by love, compassion, and social humanism. He led the Catholic Church with an open heart, with words of peace, and with acts of justice and solicitude for the poor and marginalized.

At this time of mourning, I express to you my sincere sympathies, and I unite in prayer with the entire Catholic community of Kosova, which has always been a paragon of enduring faith and spiritual dedication.

May God bless Pope Francis, and may his memory be a source of everlasting inspiration for us all.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.