Dea Mishel këtë të premte ndodhet para gazetarëve të vegjël “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan nga ku ka ndarë detaje nga jeta e saj.
Dea ka zbuluar se si dhuratë të jetës së saj do të dëshironte një familje që të kisha dy ose tre fëmijë.
Edel: Nëse jeta do të vinte si dhuratë, çfarë do të doje të kishte brenda?
Dea Mishel: Do të doja të kisha një familje që të kisha dy ose tre fëmijë që të ishin kaq të bukur sa ju. Kjo do të doja të ishte dhurata e jetës time.
Ndërkohë Dea nuk i ka ‘shpëtuar’ edhe pyetjes nëse e ka gjetur arkitektin e zemrës së saj, por duke mos zbuluar më shumë për jetën e saj personale ajo thotë se ‘këto janë sekretet e saj’.