Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 09:08.
“Ankuesja femër kosovare (zyrtare policore), ka raportuar se derisa i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtësit- të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti e ka ofenduar ankuesen në baza nacionale”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt