No menu items!

Presidentja Osmani takohet me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë Melania para ceremonisë mortore të Papës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur sot në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, ku po merr pjesë në ceremoninë mortore për Papë Françeskun. Ajo kryeson delegacionin shtetëror të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, Presidentja Osmani është takuar dhe ka biseduar edhe me  Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, para fillimit të ceremonisë. Ky moment nënvizon rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në ngjarje të tilla ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj për të ndërtuar ura bashkëpunimi me liderë botërorë.

Ceremonia mortore po mbahet në një atmosferë solemniteti të lartë, ku të pranishëm janë liderë shtetërorë dhe personalitete të shumta nga e gjithë bota./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.