Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, fituesi i edicionit të fundit, Gjesti, mbajti mbrëmë koncertin e tij të parë.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e Eglit, me të cilën Gjesti kishte nisur një romancë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Dyshimet për një marrëdhënie të ftohur mes tyre u shtuan edhe më shumë, pasi Egli nuk u pa askund në koncertin e rëndësishëm të Gjestit, shkruan Raporto24.
Ky detaj ka ngritur pikëpyetje të shumta në rrjetet sociale dhe tek fansat e çiftit, të cilët presin një reagim zyrtar për statusin e lidhjes së tyre.