No menu items!

Pak para meçit jetësor, Azet përkrah nga afër Ardian Krasniqin

Pas vetëm pak orësh, boksieri nga Juniku, Ardian Krasniqi, do të ndeshet me argjentinasin Diego Ramirez, në një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij, shkruan Raporto24.

Krasniqi ka marrë mbështetje të madhe nga shumë fytyra publike, ndërsa në Gjermani për ta përkrahur nga afër ka udhëtuar edhe reperi me famë ndërkombëtare, Azet.

“Le të shkojmë shqipe, krenar me ty,” ka shkruar Azet në një postim në Instagram.

Nipi i boksierit legjendar Luan Krasniqi është shprehur i gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme, ku do të synojë të mbrojë titullin WBO Intercontinental.

Përballja ndaj Ramirezit pritet të jetë një ndër ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së 28-vjeçarit kosovar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.