Diellza, ish-e dashura e Gjestit, ka qenë një nga emrat më të përfolur gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP. Përmendja e saj erdhi nga vetë fituesi i këtij sezoni, i cili ndau me publikun detaje nga marrëdhënia e tyre pesëvjeçare, duke theksuar mbështetjen që ajo i kishte dhënë ndër vite.
Në “Post Big Brother VIP”, Gjesti u pyet nëse kishte pasur ndonjë kontakt me Diellzën pas përfundimit të spektaklit. Ai u shpreh se nuk kanë komunikuar dhe se nuk ka marrë asnjë mesazh nga ajo, transmeton Raporto24.
“E kam sqaruar më herët, ka qenë vajza me të cilën kam qenë pesë vjet në lidhje. Më ka mbështetur shumë dhe kam kaluar shumë gjëra me të. Ndihem në borxh ndaj saj, por nuk kemi kontakt”, tha këngëtari nga Peja.