Sot janë bërë 26-vite nga vdekja e doktorit të njohur, Rexhep Hajdaraj.
Këtë e ka bërë të ditur djali i tij Shkelqimi, përmes një postimi në Facebook, ku e ka përkujtuar babain me fjalë prekëse.
Vitet ikin por kujtimet mbesin unë po rritem ndërsa ti po plakesh, por asnjëherë nuk mbaj mend takim me ty sepse isha shumë i vogël kur të ndanë nga unë dhe familja”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 26 vite qe u ndave nga ne. Vitet ikin por kujtimet mbesin unë po rritem ndërsa ti po plakesh, por asnjëherë nuk mbaj mend takim me ty sepse isha shumë i vogël kur të ndanë nga unë dhe familja, ti je një realitet tjetër, kurse une u rrita pa prezencën tënde, ndjehem me fat që kisha një BABA si ti, që me la pas nder dhe krenari, do jesh gjithmonë pjesë e mëndjes dhe kujtimeve te mia.
LAVDI gjithë dëshmorëve të kombit.