Duket se edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka kuptuar situatën qesharake në të cilën ndodhet kjo parti, e madje, ka ironizuar edhe me numrat që s’i kanë për ta votuar kryeparlamentarin.
Në momentin kur Konjufca doli në foltore për ta propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ai tha se sot u mungon një deputet në VV.
Kështu, ai luti opozitën që “t’ua huazojnë një, që bile mos të mbesin nën 57”.
“Po më vjen mirë që e kam marrë epitetin e një propozuesi stabil. Neve sot na mungon një deputet, Nezir Kraki, po nëse si opozitë mundeni me na huazu një, bile mos të mbesim nën 57, ju kisha falënderuar shumë.
Propozimi jonë është Albulena Haxhiu” – tha ai.
Theksojmë se seanca konstituive ka vazhduar sot për herën e tetë. Ndërkohë, është hera e gjashtë që Albulena Haxhu dështoi t’i marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.
Sot, ajo mori vetëm 54 vota.