No menu items!

Rohde shijon kafenë në rreze të diellit në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ambasada lavdëron kulturën e kafesë në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shijuar një kafe nën rrezet e diellit në rrugën në mes Prishtinës dhe Mitrovicës.

Ambasada gjermane, që shpërndau një fotografi të Rohdes, lavdëroi kulturën e kafesë në Kosovë dhe tha se ajo forcon lidhjet mes njerëzve.

“Në rrugën ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës, ambasadori ndaloi një moment për të shijuar një filxhan kafeje nën rrezet e diellit. Duke festuar kulturën e pasur të kafesë në Kosovë, çdo gllënjkë është një dëshmi e ngrohtësisë dhe mikpritjes lokale. Kafeja e mirë i lidh njerëzit dhe janë këto momente të përditshme që me të vërtetë forcojnë lidhjet mes njerëzve”, shkroi ambasada.

Në një përgjigje të një komentuesi që tha: “Shpresoj që të ndiheni si në shtëpinë tuaj”, ambasada theksoi se “Kosova ka qenë shtëpia e ambasadorit Rohde që nga vera e vitit 2020, duke e bërë atë ambasadorin gjerman me shërbimin më të gjatë në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë së saj”./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.