Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja Rozana Radi ka reaguar pa filtra për rezultatin e finales dhe fitoren e Gjestit. Në një prononcim për Top Albania Radio, ajo tregoi se ndonëse ishte e zhgënjyer për mosfitimin e çmimit të madh, e përgëzon Gjestin dhe i uron suksese në vazhdim.
“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – u shpreh Rozana.
Megjithatë, këngëtarja nuk nguroi të komentojë edhe qëndrimin e banorëve të tjerë ndaj Gjestit, duke nënvizuar se ai nuk është përkrahur sinqerisht nga të gjithë.
“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” – tha ajo me vendosmëri.