No menu items!

Bajrami: Votimi i fshehtë, hap arbitrar dhe antikushtetues

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar si shkelje të radhës tentimin për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancës.

“Sot u bë edhe një shkelje tjetër kushtetuese, ligjore, me arbitraritet u tentua të ndryshohet mënyra e votimit,” deklaroi Bajrami para mediave, duke theksuar se rregullorja e Kuvendit është e qartë për këtë çështje.

“Rregullorja e Kuvendit përcakton mënyrat e votimit… Kjo përcaktohet në fillim të procesit,” u shpreh ajo, duke e quajtur të papranueshëm ndryshimin e mënyrës së votimit pasi procesi kishte nisur.

Sipas saj, një veprim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë parlamentare të vendit.

Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur të ndryshohet procesi, dhe është shkelje që mënyra e votimit të ndryshohet pasi ka filluar procesi,” theksoi deputetja e LDK-së.

Ajo shtoi gjithashtu se LDK-ja nuk mori pjesë në takimin e ftuar nga Albin Kurti, pasi “nuk dëshiron të ketë një marrëveshje politike me LVV-në.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.