Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka thënë se ai asnjëherë nuk i dërgon dikujt mesazh për bashkëpunim politik.
Ai këtë reagim e bëri pas deklaratës së fundit të ministrit në detyrë, Faton Peci, ku ky i fundit tha se edhe Geci duhet pyetur nëse i ka dërguar ndonjë sms deputetëve të Listës Guxo, ku ka shprehur vullnetin për bashkëpunim.
“Fakti është se unë jam takuar me Faton Pecin në një aeroport të Gjermanisë, i kemi ndërru numrat e telefonit, kur ka dalë në një konferencë për shtyp se ai po do me i rikthy pronat, dhe unë ia kom dërgu një sms për disa prona të uzurpuara në zona të Drenicës”.
Tutje, ai u shpreh “Unë nuk jam ai që i çoi dikujt sms për bashkëpunim, kurrë në jetë”.
“Kam mendu që ata Lista Guxo janë me LDK-në, dhe po shihet se ata janë japanxhë e LVV-së. Edhe tash Faton Peci e Albin Kurti po mundohen me i përça vëllezërit Geci po s’munden”, u shpreh ai, para mediave./Raporto24/