Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kontrata me kompaninë “Continental” është plotësisht transparente dhe e bërë publike sipas të gjitha rregullave, ndryshe nga rastet e diskutuara të McGonigal apo Bilal.
“E ka pranuar shërbimin. Interpretojeni si të doni. Gjersa ekziston një shërbim i ofruar, Partia Demokratike i del zot. Nuk ka asnjë diskutim. Kjo është një kontratë e lidhur me një fondacion të atdhetarëve dhe patriotëve që duan këtë vend, që janë antikomunistë dhe që e shohin Edi Ramën si një shkatërrues të kombit. Ata kanë krijuar një fondacion për të ndihmuar PD-në, jo për interesa personale,” – tha Berisha.