No menu items!

Shkrumb e hi nga zjarret në Jerusalem, Netanyahu shpall gjendje emergjente

Aleatët e Izraelit në Evropë po dërgojnë ndihma për të trajtuar zjarret e ndezura, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e shpalli situatën një emergjencë kombëtare, duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

Zjarret që shpërthyen në Jerusalem thuhet se kanë shkatërruar pothuajse 5,000 hektarë tokë, duke përfshirë 3,000 hektarë pyll, sipas Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit

Aeroplanë zjarrfikës nga Greqia, Qiproja, Kroacia dhe Italia do të mbërrijnë për të shuar flakët në orët e ardhshme, me raporte se Ukraina, Spanja, Franca dhe të tjerë janë angazhuar gjithashtu për të dërguar ndihma, shkruan The Independet.

Shkaku i flakëve mbetet i paqartë, megjithëse Netanyahu tha se 18 persona ishin arrestuar nën dyshimin për ndezjen e zjarreve.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.