Drenica ka arritur të marrë një fitore të madhe, në rrugëtimin e saj për një rikthim në Superligën e Kosovës.
Të besuarit e Bylbyl Sokoli fituan 3-2 si mysafirë të Rilindjës, shkruan “Gazeta Express”.
Kreshnik Uka – dy gola – e Mohamed Fofana shënuan për Drenicën.
Me këtë fitore dhe pas barazimit të Lirisë, tashmë drenicakët janë pesë pikë para në vendin e parë.
Liria sot ishte mysafire e Vëllaznimit në Malishevë, dhe mori vetëm një pikë.
Prizrenasit ishin të parët që shënuan përmes Nikqit, mirëpo ishte Hoti i Vëllaznimit që barazoi 1-1 në pjesën e dytë.
Vëllaznimi është i katërti në tabelë me 42 pikë të tubuara./GazetaExpress/