Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të asfaltimit, do të mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani”.
Rruga do të mbyllet nesër, më 3 maj, dhe nëse është e nevojshme, mbyllja do të vazhdojë edhe të dielën, më 4 maj.
“I lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë bllokim të përkohshëm.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të nevojshme, e cila ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës.