No menu items!

Osmani pas vizitës në Malajzi: Një partneritet që dita ditës po bëhet më i fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë, duke theksuar se ky partneritet ka nisur në ditët më të vështira për vendin tonë dhe sot po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm

Në një postim pas vizitës zyrtare në Malajzi, Osmani shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe përkushtimin e treguar nga pala malajziane, duke e quajtur vizitën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Kosova dhe Malajzia – një partneritet që e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ajo shtoi se vizita ishte një sinjal i qartë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Postimi i saj përfundoi me falënderime në shqip dhe malajzisht: “Faleminderit! Terima Kasih!”.

Postimi i plotë:

Kosova dhe Malajzia – një partneritet që e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës.

Kjo vizitë ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë.

Faleminderit! Terima Kasih!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.