Mendimi për motin – 2.05.2025 – Trendet dyjavore
Javën e parë të majit ka gjasa të rikthehen kushte më jostabile të motit, që na sjellin periudha me rrebeshe shiu dhe bubullima. Nuk do të mungojnë intervale me diell, që më të gjata mund të jenë orëve të para të ditës. Temperaturat fillimisht mbesin të larta mbi 20C, por më pas në pjesën e dytë pësojnë një rënie nën vlera mesatare, deri në 15C e 17C. Minimalet kryesisht luhaten ndërmjet 7C e 10C. Këto kushte jostabile mund të mbesin edhe përgjatë javës së dytë të majit, pas datës 12, meqenëse shfaqen sinjale për të reshura, mirëpo do ketë periudha dhe me intervale më të gjata me diell. Temperaturat luhaten lehtazi nën mesatare prej 16C e 20C, ato maksimale, derisa minimalet sillen përreth mesatareve 7C deri 10C.