Një person dyshohet se është therur me thikë mbrëmjen e sotme në rrugën “Ilir Konushefci” në qendër të Podujevës, rreth orës 21:00.
Pamje të siguruara nga Raporto tregojnë autoambulancën e ndihmës së shpejtë në oborrin e stacionit policor në Podujevë, ku dyshohet se është dërguar personi i lënduar.
Nuk dihet ende gjendja e viktimës, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me rastin.