No menu items!

Sot tentimi i 11-të: A do ta zhbllokohet Kuvendi?

Sot deputetët e Kosovës do të mblidhen për herën e njëmbëdhjetë në tentim për ta konstituuar Kuvendin.

Dy ditë më parë u shënua dështimi i radhës dhe seanca e sotme vjen brenda 48 orëshit, i caktuar si afat nga një aktgjykim i Kushtetueses në vitin 2014.

Më 16 prill, të zgjedhurit e popullit ishin betuar në Kuvendin e Kosovës – një një procedurë që i kishte paraprirë bllokada.

Subjetet politike PDK-LDK-AAK, po kërkonin dorëheqjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga pozitat që mbanin në qeveri, përfshirë edhe Albin Kurtin.

Pasi ai ngërç u tejkalua dhe betimi u dha – Kuvendi i Kosovë ka hyrë në një tjetër bllokadë. Kjo pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiu, nuk po merr më shumë se 57 vota në Kuvend, katër më pak të nevojshme për ta marrë pozitën e të parës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e fundit emri i saj nuk u propozua edhe se VV me gjasë ende s’ka hequr dorë nga ajo.

Tentativa është përsëritur 10 herë ndërsa Haxhiu ka dështuar 6 herë të marrë vota

Por, nuk ka asnjë informacion që gjendha ka ndryshuar. LVV nuk heq dorë nga Haxhiu, e opozita nuk pranon ta votojë një figurë të cilën e konsideron si “përçarëse”.

Në këtë situatë kishte një takim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Partië Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi – takimi nuk dha rezultat.

LVV po përpiqet që votimi të bëhet fshehtë, por kjo po hidhet poshtë nga subjektet që ishin opozitë në legjislaturën e fundit.

Teksa, Kuvendi ka hyrë në “një rrugë pa dalje”, në opinion po diskutohen pagat e tyre për pak minuta në punë.

Mos-konsolidimi institcional po vazhdon gati 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.