No menu items!

Faton Peci thotë se Albulena Haxhiu është përsëri kandidate, ka një porosi për Paris Gurin

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot për të njëmbëdhjeten herë me radhë, në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

Deputeti Faton Peci tashmë ka arruitur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të vazhdojë seanca konstituive. Peci tha se beson që Konjufca sërish do ta propozojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

“Kemi hy në një cikël ku po kërkojmë për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve, që të kemi një votim të fshehtë. Në rast se kemi shumicen e  nevojshme atëherë vjen në shprehje cili do të jetë emri. Unë besoj që prapë Konjufca do ta propozojë për kandidate znj Albulena Haxhiu”, tha Peci.

Ai u pyet dhe për akuzat që ka bërë deputeti i LDK-së Paris Guri në adresë të tij. Peci tha se i ka deponuar në Prokurori dëshmitë dhe provat materiale kundër tij

Sipas tij deputeti Paris Guri gjatë procesit zgjedhor, ka dashur të inskenoj kinse dhënia e përkrhajes për sekorin e bujqësisë është bërë me ryshfet.

“Ai që ka bërë një fyerje të tillë është konsumues i katër veprave penal, për çka unë i kam deponu në porkurori dëshmitë dhe provat materiale, sms ku ka dhe dëshmitar ku ai gjatë procesit zgjedhor ka dashur të inskenoj kinse dhënia e përkrhajes për sekotrin e bujqësisë, është dhënë  me ryshfet. Një diçka është e sigurtë herë do kur ai person do të  gjindet prapa grilave. Ndoshta ai e din thellë se atje do të përfundojë dhe për këtë paraqet mesazhe të tilla”, tha Peci..

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.