No menu items!

Antidroga sekuestron 10 kg drogë në Çagllavicë

Një operacion i zhvilluar nga njësia antidrogë ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 10 kilogramëve substancë narkotike.

Aksioni është zhvilluar mbrëmë në Çagllavicë, ku cak i bastisjes ka qenë prona e një 43-vjeçari, transmeton IndeksOnline.

Përveç Çagllavicës, bastisja është shtrirë edhe në një lokacion tjetër në periferi të kryeqytetit. Autoritetet kanë njoftuar se hetimet në lidhje me rastin janë ende duke vazhduar dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera.

Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë për llojin e substancës narkotike apo identitetin e të dyshuarit, për shkak të fazës së hetimeve./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.